Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot prindërit e heronjëve, vëllezërve Bytyqi, të cilëve iu ka dhënë mbështetje në betejën për vendosjen e drejtësisë.

Në një status në llogarinë e tij në Facebok, ai ka shkruar se prindërit e tre luftëtarëve të lirisë, qe dy dekada nuk i ndalën përpjekjet për ndriçimin e fatit të bijve të tyre, të rrëmbyer nga shteti serb dhe të ekzekutuar pa gjyq.

“Tre heronjtë e Kosovës, vëllezërit Bytyqi, Agroni, Ylli dhe Mehmeti, lanë gjithçka që kishin ndërtuar përtej Atlantikut për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Prita sot prindërit e tre luftëtarëve të lirisë, bacën Ahmet me zonjën Bahrije, të cilët që dy dekada nuk i ndalën përpjekjet për ndriçimin e fatit të bijve të tyre, të rrëmbyer nga shteti serb dhe të ekzekutuar pa gjyq. Dëshmia e Ilir Bytyqit para Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan për vrasjen e tre vellëzërve të tij, shënon një kthesë të rëndësishme në ndriçimin e të vërtetës për krimet serbe në Kosovë. Qeveria e Kosovës do të jetë krah tyre për t’i mbështetur në betejën për vendosjen e drejtësisë”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.