Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka ripostuar një deklaratë të tij, ku thotë se “Fatmir Limaj e ka nxjerrur Kosovën nga lloçi”, derisa thotë se a ‘ju kujtohet kur ju ngjitke lloçi deri te gjunjtë”.
Hasani ka përmendur edhe magjistralen Podujevë – Prishtinë, derisa thotë se kjo rrugë po don të bëhet si ura e shenjtë, për shkak të vonesave në përfundimin e saj.
“Po jau perkujtoj edhe njehere qe Fatmir Limaj e ka nxierr Kosoven prej lloçi . Po m doket keni harrue kur ju ngjitke lloqi deri ne gjunje.
Pse s’po e ndreqni rrugen Podujeve -Prishtine? Zoti ne gjynah mos me shtifte u ba si ura e shenjte ajo rruge!”, ka shkruar Hasani.