Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate, në Podujevë, Xhemajl Hasani, të premten është takuar me kryetarin e tij të partisë, Fatmir Limaj, nga i cili ka marrë dakordimin për t’i vazhduar aktivitetet, raporton Llapi.info.

Hasani thotë se Fatmir Limaj është akademi kombëtare dhe tmerri i demagogëve, teksa shton se po kthehen fuqishëm për t’u dhënë shkollë të tjerëve se si punohet me pasion për shtet.

Shkrimi i plotë nga Xhemajl Hasani:

Me kryetarin Limaj pas dakordimit për vazhdimësinë e aktivitetit!

Fatmir Limaj është akademi kombëtare dhe tmerri i demagogëve.

Për ata që kanë harruar po kthehemi më fuqishëm se kurrë me ju dhanë shkollë se si bëhen reformat dhe se si punohet me pasion për shtet!