Avokati Dastid Pallaska ka folur rreth mbajtes së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në paraburgim në Hagë.
Pallaska në Pressing të T7 ka thënë se Thaçi dhe të tjerët nuk i kanë takuar as edhe një herë familjarët e tyre, që gjashtë muaj sa po mbahen në paraburgim.
Sipas tij kjo është ndaluar me arsyetimin se ekziston rreziku për përhapjen e virusit Covid-19. Pallaska e sheh këtë si paradoskale, duke përmendur faktin se rojet e burgut atje nuk jetojnë brenda burgut, dhe sipas tij një rrezik i tillë ekziston.
“Paramendoni, zotri Thaçi dhe të tjerët janë në paraburgim për më shumë se gjashtë muaj dhe ende nuk kanë pasur mundësinë që të kenë kontakt fizik, të takohen me anëtarët e familjes së tyre. Arsyetimi është për shkak të rrezikut të përhapjes së Covid-19, mirëpo ata janë të vaksinuar tash e sa kohë të caktuar”, tha Pallaska.
“Ajo që ëshë paradoksale është se rojet janë qytetarët që nuk jetojnë brenda jashtë burgut, pra burgu nuk është hermetikisht i mbyllur, pra rreziku ekziston. E kemi ngritur këtë çështje disa herë me shkrim , na është thënë se janë duke u shqyrtuar këto masa dhe do të zbuten”, shtoi ai.
Pallska tha se edhe kontakti me mbrojtjen është jashtëzakonisht i kufizuar.