President i vendit, Hashim Thaçi sonte ka qëndruar në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.
Me këtë rast, Thaçi është parë duke ngrënë darkë i shoqëruar me njerëz të partisë që dikur e drejtonte, atë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, që njëherësh ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, ka postuar disa fotografi ku shihet edhe presidenti Thaçi.
Në mbishkrim e fotografive të publikuara, Mustafa ka shkruar se presidenti Thaçi i ka nderuar me prezencën e tij.
“Në vendlindjen e Komandantit të UÇK- së Zahir Pajaziti. Presidenti na nderoi në darkë me bashkëluftarët dhe njerëzit e mirë! Faleminderit bashkëluftarit tonë Presidentit Hashim Thaqi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Kujtojmë, Presidenti Thaçi pasditën e djeshme e kaloi në Istog, përkrahë Sami Lushtaku dhe Hajredin Kuçit./Llapi.info