Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se me vendimin për ta ndalur në Drenicë, krerët e shtetit treguan se e kontrollojnë Kosovën vetëm këndej urës së Ibrit.
“Sot Hashimi me Ramushin i treguan botës, (në marrëveshje me Vuçiqin) që Kosovën e kontrollojnë poshtë nga Drenica e Mitrovica e jugut. Në Ujman e Veri Vuçiqi aty s’ndalet dot. Sot plani i Hashimit e Vuçiqit për projektimin e vijave të ndarjes së Kosovës u jetësuan. Tash na mbetet neve me vendos a me pranu planin djallëzor të tyre apo me rezistu. Besoj që Kosova ka djem e çika që rezistojnë dhe do ua prishin planin Hashim Vuçiq për ndarjen e Kosovës”, ka thënë Avdyli.
“Sot heshtja do të thotë pranim. Ju që sot po heshtni po e rrezikoni ardhmërinë e Kosovës më shumë se ata që po punojnë për realizimin e planit Hashim Vuçiq. Ne s’kem punë me Vuçiqin sepse ai ka interesat e veta, neve na duhet t’i ndalim këta tanët se Vuçiqit pa ta i rrezohet projekti”, ka thënë ai.