Deputeti Haxhi Avdyli, ka thënë për ish-partinë e tij se LDK’ja i fle në zemër, por jo me njerëzit që e kanë kapur atë.


Me këto fjalë Avdyli aludonte në kreun e LDK’së, Isa Mustafën.
“LDK’ja na fle në zemër, por jo njerëzit që e kanë kapur LDK’në”, është shprehur Avdyli.

“Isa Mustafa s’ka asgjë të bëjë me LDK’në”.
Tutje, Avdyli ka thënë se me shumë mundësi iniciativa e krijuar nga Vjosa Osmani do të hyjë në koalicion parazgjedhor me VV’në e Albin Kurtit.

“Gjasat e mëdha janë për një koalicion parazgjedhor’, tha Avdyli në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Ka vullnet të mirë nga z. Kurti por edhe nga Vjosa Osmani. Ky vullnet ka ekzistuar që nga tetori i vitit të kaluar’, shtoi ai