59 besimtarë nga Podujeva sot janë nisur drejt vendit të shenjtë për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.
Sipas njoftimit, në përcjellje të tyre ishte kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Osman Kurtolli.
“59 Haxhinjtë llapjanë, sot janë nisur nga Aeroporti “ADEM JASHARI” drejt vendeve të shenjëta, për të kryer Haxhxhin. Në përcjellje të tyre ishte kryetari i këshillit z. Osman Kurtolli i cili u dëshiroj rrugëtim të mbarë dhe haxhxh të pranuar. Kryetari Kurtolli, ka rekomanduar dy udhëheqësit e haxhinjëve Osman Haliti dhe Nuhi Ajvazi që të japin kontributin e tyre maksimal në shërbim të haxhinjëve tanë”, bëhet e ditur në njoftim./Llapi.info