Faton Hajrizi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj.

Qindra njerëz u mblodhën atje për funeralin e 39 vjeçarit, në fshatin rrugët kryesore të të cilit ishin stolisur me flamuj kombëtarë dhe flamuj me logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Haxhiu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë.

“Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë”, u shpreh ai.

Më tutje Haxhiu i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Fatonit.