Muharrem Gashi nga Podujeva, ka vdekur në Mekë, ku këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan për ta kryer haxhin.

Sipas njoftimit të BIK-ut, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e Mekës, nën përcjellje të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së BIK-ut.

“Është ligj në Arabinë Saudite. Është një rregullore që nuk lejon zhvendosjen e trupit të të ndjerëve nga Meka”, ka shpjeguar teologu Fitim Flugaj.

Ai thotë se i ndjeri nga Podujeva, haxhi Muharremi ishte një besimtarë që reflektonte shumë pozitivitet në rrethin e Podujevës.