Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Qeveria miratoi koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
“Ky koncept ka për qëllim shqyrtimin e pasurisë së pajustifikueshme të personave zyrtarë. Gjithashtu do të adresohet bartja e pasurisë nga personat zyrtarë tek personat e tretë”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje ajo ka shtuar se do të vazhdohet edhe me prioritete tjera.
“Gjatë ditëve në vijim do të nisim me adresimin e prioriteteve tjera”, ka shkruar ajo.