Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria të dijë se kur do të vijnë vaksinat Pfizer në Kosovë.
Ai thotë se qytetarët e rajonit mund të zgjedhin 2-3 lloje vaksinash. Haxhiu u shpreh se Qeveria Kurti 2 ka refuzuar vaksinat nga Shqipëria, ndërsa Qeveria Kurti 1 kishte pranuar 1000 teste nga Serbia të prodhuara në Rusi.
Ndërkaq, thotë se sigurimi i tyre nuk bëhet me me mesazhe telefonike, e as me kërkim falje e llafe koti.
“Vendet e rajonit kanë arritur të sigurojnë 2-3 lloje të vaksinave dhe qytetarët e tyre mund të përcaktohen se me cilën dëshirojnë të vaksinohen, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ka qasje të duhur në këtë proces. Vaksinat nuk sigurohen me mesazhe telefonike, as me kërkim falje e llafe koti, por me punë, me kontakte të drejtpërdrejta dhe marrveshje të ndërsjellta me prodhuesit e vaksinave apo shtete mike që mund të na ndihmojnë në këtë proces”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti 2 ka refuzuar vaksina nga Shqipëria, ndërsa Qeveria Kurti 1 kishte pranuar 1000 teste nga Serbia të prodhuara në Rusi.
A do të kemi vaksinat Pfizer në Kosovë dhe kur vijnë ato?
Do të duhej të kemi një pergjigje nga Qeveria.
Vendet e rajonit kanë arritur të sigurojnë 2-3 lloje të vaksinave dhe qytetarët e tyre mund të përcaktohen se me cilën dëshirojnë të vaksinohen, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ka qasje të duhur në këtë proces. Vaksinat nuk sigurohen me mesazhe telefonike, as me kërkim falje e llafe koti, por me punë, me kontakte të drejtpërdrejta dhe marrveshje të ndërsjellta me prodhuesit e vaksinave apo shtete mike që mund të na ndihmojnë në këtë proces.
Sipas Ligjit Nr. 07/L-006
Për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.
Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet që të sigurojë për të gjithë qytetarët vaksina të mjaftueshme kundër virusit COVID-19.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK e ka obligim që të aprovoj programin shtetëror të vaksinimit në Republikën e Kosovës.
Ministri Vitia duhet të lëjë llafet dhe të kontaktoj Ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë dhe kompanitë prodhuese të vaksinave për të siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës.
Si deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi jam i gatshëm të kontriboj 24 orë të ndihmoj MSH për të siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës.