Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se shantazhi dhe kërcënimi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcenim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Sipas tij qytetarët kanë pritur angazhim të Qeverisë për menaxhimin e pandemisë, sigurimin e vaksinave dhe barnave.
“Shantazhi dhe kërcënimi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcënim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Qytetarët kanë pritur angazhim të Qeverisë Kurti 2 në menaxhim të pandemisë, sigurim të vaksinave dhe barna për pacientët, mbështetje për bizneset dhe ekonominë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Shantazhi dhe kërcënimi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcënim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Qytetarët kanë pritur angazhim të Qeverisë Kurti 2 në menaxhim të pandemisë, sigurim të vaksinave dhe barna për pacientët, mbështetje për bizneset dhe ekonominë.
Kjo metodë, ky qëllim, kur kemi 700-900 raste pozitive në ditë dhe nga 10-17 raste të vdekjeve nga COVID-19, shpërfaqë egon diktatoriale të Albin Kurtit, i cili është i gatshëm të rrezikoj shëndetin dhe jetën e qytetarëve për pushtet absolut majtist dhe diktatorial.
Procedura parlamentare nuk njeh nocionin “pezullim”, por njeh miratimin apo tërheqjen e ligjit.