Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, po refuzon që projektligji për Dhomën e Posaçme të Supremes të votohet sot.
Shefja e këtij grupi parlamentar Albulena Haxhiu, deklaroi se në asnjë mënyrë ky subjekt partiak nuk lejon votimin edhe të paktën në shqyrtim të parë, sic po kërkohet nga kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj si dhe deputetët e Partisë Demokratike, njofton Klan Kosova.
Ajo ka thënë se ky projektligj do të analizohet nga komisioni dhe do të diskutohet për një datë të mundshme para muajit korrik.