Gjatë ditës së djeshme është asfaltuar edhe segmenti i fundit i rrugës kryesore “Zahir Pajaziti” në Podujevë, njofton Llapi.info.

Edhe pse vetëm për zgjerim, asfaltim dhe infrastruktura përcjellëse punimet kishin nisur në muajin maj, sot është asfaltuar në kushte të reshjeve të shiut.

Image may contain: sky, house and outdoor

E për këtë ka reaguar, shefi i grupit të këshilltarëve të VV-së në Podujevë dhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Fitim Haziri.

Haziri, në një postim në Facebook e ka quajtur keqpërdorim të taksave, teksa ka përmendur edhe kohën kur ishte ri-shtruar me asfalt në kohë fushata pa ndonjë vendim komunal. Haziri publikoi fotografitë ku shihet se gjatë asfaltimit pikërisht pjesa ku po asfaltohej ishte “kapluar” nga uji.

Por, gjatë ditës së sotme, kandidati për deputet nga LVV, ka theksuar se “nga kualiteti i dobët asfalti dëmtohej edhe me dorë”.

Image may contain: outdoor

“Dje ngrita si shqetësim asfaltimin e rrugës gjatë ditës me shi, ndërsa sot nga qytetarët mora fotografi ku tregojnë kualitetin e dobët të asfaltit, i cili vende vende mund të dëmtohej edhe me dorë. Shikoni fotografitë, sa njëmijë fjalë!”, ka thënë Haziri në Facebook./Llapi.info

Dje ngrita si shqetësim asfaltimin e rrugës gjatë ditës me shi, ndërsa sot nga qytetarët mora fotografi ku tregojnë…

Gepostet von Fitim Haziri am Dienstag, 24. September 2019