“Ta bëjmë Kosovën vend normal, kur nuk duhet ta kesh kryeministrin dajë për ta gjetur një vend pune në administratë shtetërore a ndërmarrje publike”, kishte thënë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu gjatë manifestimit të 29-vjetorit të LDK-së në Podujevë, njofton Llapi.info
E pas kësaj deklarate ka reaguar këshilltari komunal në këtë Komunë, Fitim Haziri nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas Hazirit, në Podujevë nuk mjafton ta kesh dajë kryetarin, por siç thotë ai, mjafton komshi. Madje, ai ka përmendur disa raste ku sipas tij, ka keqpërdorime në punësime nga zyrtarë komunalë të Podujevës.
“Nuk ka nevojë që në Komunën e Podujevës me pas dajë kryetarin e me gjet një vend pune, mjafton me pas kojshi (komshi) shefin e prokurimit edhe nëse e keqpërdorë detyrën nuk të largojnë prej punës. Mjafton me pas shok nipin e nënkryetarit edhe nëse je hajn nuk të largojnë nga pozita, mjafton me ja dhënë do pare shefit të personelit dhe me mbet aty ku je”, ka shkruar ai në Facebook.
Më poshtë postimi i plotë:
E, unë ju them se nuk ka nevojë që në Komunën e Podujevës me pas dajë kryetarin e me gjet një vend pune, mjafton me pas kojshi (komshi) shefin e prokurimit edhe nëse e keqpërdorë detyrën nuk të largojnë prej punës. Mjafton me pas shok nipin e nënkryetarit edhe nëse je hajn nuk të largojnë nga pozita, mjafton me ja dhënë do pare shefit të personelit dhe me mbet aty ku je. Kjo është qeverisja Veliu.
Bëhet fjalë për shefin e njësisë së zjarrfikësve, Milaim Ajvazi, i cili në mënyrë të jashtëligjshme e ka mbajtur zjarrfikësin Baki Tahiri, në listën e pagave për 40 muaj edhe pse ky nuk ka qenë prezent në vendin e punës dhe mbas kësaj komuna e dërgon shefin e njësisë së zjarrfikësve në komision disiplinor. Ky komision merr vendim për pezullim nga detyra dhe ndalim të 1/3 së pagës për vetëm 2 muaj. Nuk ka rendësi në komunën e Podujevës se çfarë shkelje bënë, bile komisioni disiplinor të shpërblen edhe nëse ke bërë vepra penale.
Akuzë tjetër që e rëndon shefin e njësisë së zjarrfikëseve është vjedhja. Nëse e shikojmë vetëm gjatë vitit 2018 janar- dhjetor vetura “Toyota” e kuqe me targa 112-107-02 të cilën e vozitin 16 zjarrfikës dhe zyrtari i personelit në intervenime ka harxhuar 715 L derivate, ndërsa shefi i njësisë i cili e vozit i vetëm automjetin “Toyota” me ngjyrë të bardhë me targa 112-117-02 ka harxhuar 638 L derivate.
Si ka ndodhur kjo që shefi i njësisë së zjarrfikësve ka harxhuar aq shumë derivate, është shumë lehtë të vërtetohet vetura “Toyota” të cilën e vozit ky në rezervarin e saj nëse është krejtësisht i zbrazët i zënë vetëm 55- 56 L derivate, e çfarë ka bërë ky kur ka shkuar për ta mbushur i ka vendosur 64 L. Kjo d.m.th ka ‘gogsu’ vetura nga derivatet e gjithashtu edhe xhepi i tij. Ka edhe shumë keqpërdorime të tjera të cilat nuk po i përmendi, por mjafton që personi në fjalë të pezullohet vetëm dy muaj dhe t’i ndalet vetëm 1/3 e pagës ky është shpërblimi më i mirë të cilin kishte me ja dhënë komuna ndokujt.
Këto veprime te zyrtarëve jo vetëm në këtë institucion, por edhe në institucionet tjera kanë bërë që t’ua shuajnë shpresën qytetarëve të Kosovës se në këtë vend ja vlen të jetohet dhe për atë po e kemi numrin aq të madhe të ikjeve të të rinjve nga Kosova