Deputeti i VV-së, Fitim Haziri, pas demantimit që i është bërë Qeverisë Hoti nga kompania Pfizer se ka siguruar vaksinat anti-covid.

Në një postim në Facebook, Haziri ka përmendur tri raste, ku sipas tij, qytetarët janë gënjyer nga kjo qeveri.

“Fillimisht thanë se do të ndërtojnë Spital të posaçëm për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Pastaj, thanë do t’a ndërtojmë Spitalin e Podujevës. Gënjyen në të dy rastet. Tani, u zbulua se gënjyen edhe me sigurimin e vaksinave Pifzer. U demantuan nga vetë kompania. Çka të themi më tepër për këta mashtrues, të cilët mashtrojnë edhe kur në pyetje është shëndeti i qytetarëve. Në të trija këto raste, gënjyen me qëllimin e vetëm: përfitimin elektoral. Sikurse në Podujevë me 29 Nëntor, qytetarët duhet t’ua kthejnë bumerang edhe me 14 Shkurt. Shumë keq që ishit, e shumë mirë që shkuat edhe pse vonë”, ka shkruar ai./Llapi.info