Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka thënë se Kosovës i janë dashur zgjedhje qysh kohë më parë, në mënyrë që siç ka thënë ai, të kthehet vullneti i qytetarëve në Kuvend.

Haziri ka thënë se Kosovës u duhet një qeverisje, e cila siç ka thënë Haziri, duhet të jetë për qytetarët dhe e njëjta të jetë në shërbim të tyre.

“Kur të shpallet data e zgjedhjeve, ka prej deputetë që janë aktualë do të kenë frikë t’i futen garës. Do të kenë frikë të futen në listë. Përpara është bërë garë kush po futet në listë sa më lartë, tash do të bëjnë garë se kush me i ikë kësaj liste, sepse e dinë që humbjen e kanë të sigurt”, është shprehur ai në Tv Llapi.

Haziri ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, do të jetë fituese absolute në zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit 2021./Llapi.info