Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë i pari që në Kuvendin e Kosovës, ka propozuar amendament për t’i ndihmuar pacientëve të prekur me COVID-19.
Propozimi i Hazirit, ka qenë ndarja e shumës prej 2 milionë euro, për pacientët e prekur me COVID-19, shumë e cila parashihte blerje të barnave dhe ushqimeve për pacientë.
Haziri rrëfeu për EXPOSE, faktin që propozimi i tij nuk kishte kaluar në Kuvend.
Thotë se kundër kësaj, patën votuar deputetë të LDK-së, AAK-së, Nismës e PDK-së.
“Unë pata propozuar amendament për daljen në ndihmë të pacientëve të prekur me COVID-19. Ky amendament nuk kishte kaluar në Kuvend. Pacientët e prekur me këtë virus, duhet ndihmuar, për shkak që përveç shumës së lartë të shërimit, njerëzit po i humbasin dhe vendet e punës. Ne si Lëvizje Vetëvendosje, patëm kërkuar që përveç barnave për shërim, që duhet të sigurohen nga shteti, qytetarët e prekur me COVID-19, duhet të ndihmohen edhe me gjëra ushqimore. Sepse kur po infektohet një anëtar i familjes me virus, atëherë e gjithë familja po duhet të izolohet. Kështu që në momentin kur izolohen familjarët, ata mbesin edhe pa punë dhe pa të ardhura”, ka thënë Haziri.