Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti nuk do që t’ia dijë për Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn apo Fatmir Limajn, pasi që sipas tij, ata i kanë interesat e tyre.
Këto komente ai i dha në Klan Kosova, kur po fliste për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“LDK nuk do me ni sot e 100 vjet e ardhshme as për Thaçin, as për Haradinajn, as për Limajn, sepse ata i kanë interesat e veta”, ka thënë Haziri.
“Asnjë raport tjetër nuk e kemi”.
“Këta përfaqësojnë partitë dhe institucionet e tyre”.
“Zotëri Veseli e ka nëpërkëmbë marrëveshjen politike LDK-PDK dhe duhet t’i vuajë këto pasoja”.
“Ne duhet të lutemi, të pyetemi, dhe të përkëdhelemi politikisht për pjesëmarrje në këtë proces, sepse nuk e kemi asnjë interes për të marrë pjesë në këtë proces”, ka t shtuar ai, duke deklaruar se atë duhet ta mbrojnë ata që thirren se marrin vendime të vështira”.