Në mbledhjen e mbajtur sot në Kuvendin Komunal të Podujevës, shefi i grupit parlamentar të VV-së Fitim Haziri e ka paraqitur shqetësuese mungesën e shenjave të komunikacionit nëpër rrugë, njofton Llapi.info

Haziri tha se aksidentet që po ndodhin tek ura afër “Xhamisë e Vjetër” në Podujevë si dhe tek udhëkryqi në fshatin Sfeçël po shkaktohen si pasojë e faktorit institucional.

“Lëvizjes Vetëvendosje i gëzon fakti që gjendja e sigurisë në Komunën tonë është e qetë dhe stabile por për ne janë shqetësuese aksidentet e shumta që po ndodhin në vende të caktuara jo si pasoj e faktorit njeri por si pasoj e faktorit institucional ne këtë rast Kryetarit i cili është udhëheqës i këtij Këshilli. “Këshilli Komunal për Siguri dhe Bashkësi në Podujevë në krye me Kryetarin është i obliguar duke u bazuar ne udhëzimin administrative që e rregullon punën e këtij këshilli -03/2012 MAPL neni 6 paragrafi 1.2 që të bëjë identifikimin e faktorëve që e cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe të rekomandojnë planet e veprimit gjë të cilën ky këshill nuk e ka bërë”

“Është përmendur në seancën e kaluar nga këshilltari I AAK-së udhëkryqi në fshatin Sfeçël që lidhë fshatin Sfeçël me fshatin Balloc ku ndodhin aksidente të shumta madje edhe me fatalitet si pasoj e vendosjes të një objekti afër udhëkryqit që i pamundëson ngasësve te automjeteve shikueshmëri të mjaftueshme, gjithashtu kam qenë dëshmitarë i aksidenteve të shumta këto ditë që kanë ndodhur te ura në rrugën nacionale afër “Xhamisë se Vjetër” si pasoj e mos vendosjes së shenjave të komunikacionit sipas rregullave” ka thënë Fitim Haziri.

Më tej ai ka thënë se institucionet lokale duhet të kenë bashkëpunim me institucionet qendrore që merren me sigurinë publike, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt në bashkësi.

Kurse Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi tha se do të punohet në lidhje me këtë./Llapi.info