Renovimi i rrugëve “Bedri Bajrami” dhe “Agron Rrahmani” nga komuna e Podujevës kanë shtyrë asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Haziri që të reagojë lidhur me punimet të cilat, sipas tij, nuk janë duke u bërë si duhet, transmeton Llapi.info.
Haziri ka kritikuar të parin e Podujevës, Agim Veliun për punët të cilat, sic ai ka shkruar, po bëhen si “makijazh siç dinë qeveria e Veliut të bënë në sytë e qytetarëve se gjoja ne po punojmë”
Më poshtë ja edhe postimi i plotë i Hazirit:
Lulet e qeverisjes Veliu në komunën tonë!
Agim Veliu dje kishte mbajtur takim me Këshillin e Drejtorëve dhe kishte kërkuar nga drejtorët “angazhim në respektimin e dinamikës së paraparë për realizimin e projekteve, me theks të veçantë atyre infrastrukturore”.
Sot është bërë shtrimi i një shtresa të asfaltit në rrugën “Bedri Bajrami” dhe “Agron Rrahmani” rrugë të cilat sa here që ka te reshura të shiut vërshohen si të jenë lumenj , për arsye se rrjeti i ujërave atmosferike është i bllokuar krejtësisht dhe i dëmtuar.
Unë kontaktova me drejtorin e shërbimeve publike z. Faik Muçiqi dhe e pyeta rreth këtij problemi, më tha se të tregoj mbas një ore, por nuk mora përgjigjeje, siç ndodhë shumë herë që të mos kemi përgjigjeje nga drejtorët.
Është shtruar shtresë e asfaltit në këto rrugë por nuk është zgjidhur problemi i vërshimeve të ujërave atmosferike, që vazhdimisht qytetarët kanë probleme në lëvizjen e lirë gjatë reshjeve të shiut.
Fillimisht ishte dashur të riparohet rrjeti i dëmtuar dhe te hapen pusetat e bllokuara e pastaj të bëhet shtrimi i asfaltit. Kjo është një makijazh siç dinë qeveria e Veliut të bënë në sytë e qytetarëve se gjoja ne po punojmë.
Kjo më kujton një ngjarje në Indi të cilën e kisha lexuar më parë kur kryeministri i Indisë në atë kohë Xhavaharllall Nehrusë kishte planifikuar ta vizitonte qytetin e Xhaballpur, në atë qytet u ndërtua një urë dhe nën të ishte një hendek i madh rrjedhës me erë kundërmuese që ishte bërë ferr për të gjithë ata që kalonin mbi këtë urë.
Kryeministri duhej të kalonte mbi këtë urë që të dilte në anën tjetër të qytetit. Pushtetarët e qytetit vendosën ta zbukuronin urën me lule erëmirë në te dy anët e urës. Këto lule mbulonin vendin më të fëlliqur dhe më me erë të keqe të qytetit. Krejt kjo ishte bërë se do kalonte Kryeministri Nuhrusë dhe të mos e vënë re atë se çfarë fshihet nën urë.
Këto janë lulet që për çdo ditë i vendosin pushtetarët tanë që qytetarët mos ti shohin ato çfarë ka nën lule.