Këshilltari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Haziri, ka reaguar në lidhje me konkursin e Drejtorisë së Arsimit për mësimdhënës në katër shkolla, njofton Llapi.info

Haziri përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se Komuna e Podujevës ka shkelur Udhëzimin Administrativ për konkursin e hapur nga kjo drejtori. Sipas tij, ky konkurs është bërë në bazë të Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr. 10-2018, derisa sipas tij, ky udhëzim në vete ka edhe nenin 10 dhe 11 që obligon të gjithë kandidatët t’i nënshtrohen testit me shkrim.

Haziri thotë se i njëjti udhëzim për testim me shkrim nuk është për përfillur. Madje, siç thotë ai, për t’u punësuar militantët.

“Në këtë shpallje të lëshuar nga Drejtoria e Arsimit, thuhet se ky konkurs është bërë në bazë të Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr. 10-2018, mbi kuadrin e arsimit profesional të arsimit të përgjithshëm. Ky udhëzim në vete ka edhe nenin 10 dhe 11 që obligon të gjithë kandidatët t’i nënshtrohen testit me shkrim e më pastaj edhe me gojë. Mirëpo, në bazë të informatave që kam nga vetë kandidatët, ky udhëzim nuk është respektuar nga Drejtoria e Arsimit, ndërsa janë punësuar militantët”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Komuna e Podujevës shkelë me të dy këmbët Udhëzimin Administrativ që thirrët në të

Se Komuna e Podujevës punëson vetëm militantët e vetë, e dëshmon edhe konkursi i hapur për mësimdhënës nga Drejtoria e Arsimit. Në këtë konkurs, ku kërkoheshin katër mësimdhënës në katër shkolla të ndryshme të Podujevës, janë shkelur kriteret, të cilat vetë Komuna i ka kërkuar në konkurs.

Në këtë shpallje të lëshuar nga Drejtoria e Arsimit, thuhet se ky konkurs është bërë në bazë të Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr. 10-2018, mbi kuadrin e arsimit profesional të arsimit të përgjithshëm. Ky udhëzim në vete ka edhe nenin 10 dhe 11 që obligon të gjithë kandidatët t’i nënshtrohen testit me shkrim e më pastaj edhe me gojë.

Mirëpo, në bazë të informatave që kam nga vetë kandidatët, ky udhëzim nuk është respektuar nga Drejtoria e Arsimit, ndërsa janë punësuar militantët.

Kjo tregon se Komuna e Podujevës nuk përfillë as udhëzimin administrativ që thirret në të, vetëm e vetëm t’i rehatojë të pakënaqurit e vet, duke i lënë njerëzit me shkollën e lartë të kryer buzë greminës, e duke i punësuar militantët e vet. Kjo tregon se punësimi në Podujevë është kapur nga kryetari Veliu.

Ftoj të gjithë ata që kanë aplikuar në këtë konkurs që të ankohen, vetëm edhe nesër ka kohë për ankesa, se këtu ka shkelje me të dy këmbët në këtë udhëzim dhe komuna do të obligohet që të hap prapë konkursin për këto pozita.

No photo description available.

Image may contain: text

No photo description available.