Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar daljen në publik të Isa Mustafës shumë shpejt. Kjo, sipas tij, është vetëm çështje ditësh. Ndërkaq ende nuk kanë ndonjë qëndrim nëse partia e tyre e përkrahë presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës në dialogun Kosovë – Serbi. Por, zgjedhjet e parakohshme, për LDK’në janë të paanashkalueshme, thotë ky zyrtar i lartë i partisë së Isa Mustafës.
Pas një mungesë të gjatë në skenën politike për shkak të komplikimeve shëndetësore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa shumë shpejt do të dal në zyrat e tij. Këtë e ka konfirmuar për Gazetë Express të mërkurën, zëvendësi i tij, Lutfi Haziri.
Ky i fundit ka thënë se lideri i tyre është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, por që është ka trajtohet me terapi fizikale dhe se nuk ka nevoje për ushtrues detyre si rrjedhojë e mungesës disa muajshe të Mustafës.
“Në baza ditore nënkryetarët e menaxhojnë partinë në kuadër të proceseve politikë siç është dialogu, demarkacioni, ligji për Prishtinën, Isa Mustafa e ka fjalën e tij dhe rolin e tij kryesor në vendimmarrje. Ai është shumë mirë, momentalisht është ka merret me rehabilitim fizikal dhe ai është duke u aktivizuar e angazhuar, dalja në punë apo zyre qysh e quani ju është çështje ditësh”, ka sqaruar Haziri për Gazetën.
Sidoqoftë, së shpejti pritet të nis faza e fundit e dialogut Kosovës Serbi, mandatar i së cilës pretendohet të jetë presidenti Hashim Thaçi, të cilin LDK e kishte kundërshtuar vazhdimisht. Megjithatë, tash, Haziri thotë se partia e tyre nuk ka ndonjë qëndrim final ndaj kësaj dhe se nuk është diskutuar se si do të veprohet.
“Ende nuk e kemi diskutuar për këtë çështje, nuk ka ardh dokumenti, pra draft rezoluta e qeverisë nuk na është dërguar zyrtarisht ende sa e di unë, ka mujtë me shku nëpër grupe parlamentare por jo edhe në kryesi të LDK’së dhe dhe nuk kemi finalizim për këtë çështje. Kjo është detyrë kushtetuese nuk ka të bëjë me parti politike”, ka sqaruar ai.
Kjo parti së fundmi thirri edhe një tryezë politike në kërkim të një zgjidhjeje për gjendjen aktuale në vend e cila rezultoi në thirrjen e tryezave tjera me rotacion.
Por, nënkryetari i LDK’së e bën të qartë se nuk janë zmbrapsur nga nisma e tyre për të shkuar në zgjedhje. Kjo, për ta, është e paanashkalueshme.
“Definitivisht zgjedhje të parakohshme me marrëveshje është rruga që LDK po e kërkon edhe vetë fakti që ne e kem inicu projektin e partive politike ka qenë kjo pra që në fillim të rangohet një listë e projekteve të rëndësishme që janë me rëndësi për vendin siç është edhe dialogu, edhe legjislacioni dhe në fund të dakordohemi për një datë të hershme cila është e paanashkalueshme, qeverisë i duhet stabilitet politik dhe kjo është rregulla aktuale qeverisjes që duhet më ndodh”, ka shtuar ai.
Faza e fundit e dialogut pritet të nis kah gjysma e muajit qershor. Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë të mbajtur në Mal te Zi deklaroi se: “Marrëveshja përfundimtare, që duhet të jetë obligative, do të jetë e vështirë për Kosovën, por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë”