Ka kohë që është dëmtuar një shtyllë elektrike në rrugën “Zahir Pajaziti” në qendër të Podujevës, dhe nuk po ndërhyhet në meremetimin e saj, shkruan Llapi.info

Në të njëjtën në rrugën më të frekuentuar është dëmtuar pjesa poshtme, ku shihen edhe përçuesit elektrikë.

E për gjendjen e saj të kamotshme ka reaguar edhe këshilltari i VV-së në Podujevë, Fitim Haziri. Sipas tij, e njëjta shkakton rrezik, e sidomos për fëmijët.

“Njëra nga shtyllat e ndriçimit publik e cila gjendet në rrugën ‘’Zahir Pajaziti” përballë postës, e që është funksionale, por aspak e sigurt dhe e qasshme për secilin e sidomos e rrezikshme për ndonjë fëmijë e cila nga mos dija për rrezikun nëse vjen në kontakt me telat e energjisë elektrike mund të përfundojë me fatalitet. Kush merr përgjegjësi në këtë rast, institucionet lokale apo ne si shoqëri që vazhdimisht shohim gjëra të cilat janë në dëm të komunitetit heshtim dhe nuk reagojmë!?”, ka shkruar ai në një reagim në Facebook./Llapi.info

Image may contain: outdoor
Image may contain: sky, tree and outdoor
Image may contain: one or more people, tree, plant, sky, outdoor and nature