“Ministria e Infrastrukturës dhe komuna e Podujevës duhet të paditen  për cdo aksident të ndodhur afër Xhamisë së Vjetër në Podujevë”

Kështu ka shkruar asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Haziri i cili ka kritikuar këto dy institucione lidhur me mos vendosjen e shenjave  sinjalizuese në këtë pjesë të rrugës, transmeton Llapi.info.

Sipas Hazirit mos vendosja e këtyre shenjave qytetarëve po u kushton me aksidente të cilat po përcillen me lëndime serioze.

“Në përfundim të punimeve tek ura afër Xhamisë së vjetër në Podujevë më në fund u vendosën shenjat sinjalizuese të cilat ishin dashur të vendoseshin qysh në fillim.
Si pasojë e mos vendosjes së këtyre shenjave në këtë vend ndodhen shumë aksidenteve me lëndime serioze, përgjegjës për këto aksidente mbet faktori njeri asnjëherë faktori institucional , siç është Ministria e Infrastrukturës e cila është e obliguar ta mbikëqyrë kompaninë gjatë kryerjes së punimeve si dhe KKSB-ja në komunën e Podujevës e cila duhet të bëjë identifikimin e faktorëve që cenojnë sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Haziri.

Sipas Hazirit, Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës si dy institucionet përgjegjëse për këtë problem, duhet paditur.

“Këto dy institucione duhet të paditen për çdo aksident të ndodhur në këtë vend.
Ne si LVV! patëm marrë aksion simbolik në vendosjen e këtyre shenjave që në fillim por tash ju ra ndërmend institucioneve dhe kompanisë në vendosjen e shenjave sipas rregullit të komunikacionit”, ka përfunduar shkrimin e tij asamblisti nga radhët e VV-së./Llapi.info