Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fitim Haziri, ka thënë se licenca Terminalit Doganor “Diana” sh.p.k në Merdar, do t’i përfundojë nesër, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Haziri ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës është që të gjitha terminalet të kthehen në pronësi të shtetit.
Ai ka thënë se Podujeva, sipas tij, s’do të mbetet pa terminal, pasi që sic ka thënë ai, i riu do të ndërtohet në Parkun Industrial.
Shkrimi i tij i plotë:
Sa për njoftim rreth Terminalit Doganor në Merdare!
Më 17.06.2022 Terminalit Doganor “Diana” sh.p.k do t’i përfundojë liçenca.
Vendimi i Qeverisë është që të gjitha Terminalet Doganore t’i kthehen në pronësi shtetit duke ditur se si u janë dhënë grupeve të interesit në të kaluarën.
Është krijuar komisioni ndërqeveritar dhe është caktuar lokacioni për ndërtimin e Terminalit të Ri në Komunën e Podujevës. Lokacioni i identifikuar në Podujevë është në hapësirën e Parkut Industrial.
Kostoja e qirasë e cila i është ofruar shtetin nga Terminali privat është e lartë në shifër prej 30 mijë euro në muaj dhe brenda viti kjo kosto do të shkonte në 360 mijë euro. Qëllimi është ndërtimi i një terminali të ri dhe të evitohet pagesa e qirasë.
Një gjë është e sigurt; Podujeva nuk do të mbetet pa terminal.