Një burrë në Viti është dërguar pa shenja jete dje në spitalin e Gjilanit, njofton policia. Dyshohet se viktima në rrethana të panjohura është helmuar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion, tha policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Viti, 01.09.2018 – 11:15. Viktima mashkull K/Shqiptar, nga emergjenca e Vitisë është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete. Dyshohet se viktima në rrethana ende të pa njohur është helmuar në dhomën e tij dhe nga familjarët është dërguar në emergjencën e Vitisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.