Një fëmijë i moshës 3 vjeçare (A.S) në mëngjesin e ditës së sotme kishte rënë në lumin “Llap” deri sa ishte duke shetitur me gjyshin e tij pranë lumit, raporton Llapi.info.
Në momentin që fëmija kishe rënë në lum, gjyshi i tij kishe filluar të bërtiste duke thënë se iu mbyt djali. Për fatin e mirë të fëmijës, Bardhyl Kastati, banorë i asaj lagjeje e kishe dëgjuar atë zë dhe ishe afruar për të kuptuar se çfarë po ndodhte.
Me të kuptuar se fëmija kishtë rënë në lum, ai kishte shpejtuar për të lajmëruar policinë dhe ëshë kthyer përsëri për të shpëtuar kështu 3 vjeçarin i cili tani është jashtë rrezikut për jetë.
“Fëmiju 1000-1500 metra kishte ardh me ujë, i pashenja jete, e pashë fëmijun dhe e mora, u mundova me i dhanë ndihmë, ja hjeka ujin prej trupit dhe pas 5 minutave i erdhen shenjat e jetës, ja nisi me kajt”- rrëfen kështu ngjarjen Bardhyli.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia me ç’rast i kanë dhënë ndihmën e parë fëmijës dhe pastaj e kanë dërguar për trajtime të mëtutjeshme në Qendrën Emergjente në Podujevë, pastaj në QKUK në Prishtinë./Llapi.info