Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.
“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe, në arrestimin e terroristëve në Vjenë u raportua se kanë marrë pjesë edhe tre policë nga Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur kryediplomatja kosovare Meliza Haradinaj.
Ajo në një konferencë të përbashkët me ministrin e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka thënë se tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës.