Në fshatin Herticë, komuna e Podujevës është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, transmeton Llapi.info.

Në raport thuhet se policia është njoftuar nga një mashkull K/Shqiptar i cili ka raportuar se në rrethojën e
oborrit të tij kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Kështu, njësiti policorë ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente./Llapi.info