Tashmë është konfirmuar mosprezenca e asnjë mjeti shpërthyes në valixhen për të cilën mediat tjera raportuan për prezencën e një mjeti shpërthyes në parkun në afërsi të Postës në Podujevë.
Antigona Çitaku- Dibrani, Zyrtare për Informim në Policinë e Rajonit të Podujevës, ka bërë të ditur për llapi.info se nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë që mund të shkaktoj dëme.
“Njësia e Deminimit e ka marr mjetin që ka qenë i dyshuar për neve. Sipas tyre nuk ka diçka të dyshimt, çka mundet me shkaktu dëm. Janë disa gjëra personale, veshje, që kanë qenë në atë valixhe. Detajet se çka ka pasur e sjellim në stacion. Mirëpo, rrezik nuk ka. Komunikacioni tashmë është liruar”, ka thënë Çitaku.
Mësohet se valixhen e kishte hedhur në mbeturina një banore me iniciale M.R. e ndërtesave përreth, ndërsa, një person ende i panjohur e kishte marrë valixhen nga mbeturinat dhe e kishte lënë në park, për çka lindën edhe dyshimet për një mjet shpërthyes./llapi.info