Llapi e pret Prishtinën në çerekfinalen e Digitalb kupës së Kosovës pas shortit që është hedhur sot në FFK, transmeton Llapi.info

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit llapjan, ku njofton se kjo ndeshje do të luhet me 6 mars.

‘Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës dhe shorti ka vënë duelin interesant, Llapi – Prishtina’, thuhet në njoftimi e klubit.

Ndërsa ndeshjet tjera janë: Gjilani – Vushtrria, Drita – Vëllaznimi, kurse gjysmë-finalisti i parë është Drenica, e cila shkon pa lojë.

Kujtojmë se Llapi arriti të kaloj në çerekfinale pasi eliminuan kampionin në fuqi të Kosovës, Trepçën ’89 me rezultat 0-2./Llapi.info