Arif Asllani – Parduzi, është njëri ndër pleqtë më të famshëm në Podujevë.

I lindur në vitin 1881, ai ishte dëshmitar i gjallë i shumë proceseve të mëdha historike për shqiptarët, shkruan Llapi.info.

Pavarësia e Shqipërisë, pushtimi i Kosovës dhe historitë për luftëra të ndryshme në trojet shqiptare – sidomos në trevën e Llapit, janë vetëm disa nga përjetimet e bacës Arif.

Për të janë shkruar edhe libra të ndryshëm, që për bazë kanë rrëfimet që i përjetoi vetë ai përgjatë viteve.

Arif Asllani vdiq në vitin 1985 duke lënë rrëfime e kujtime që përmenden shpesh edhe gjatë ditës së sotme.

/Llapi.info/