Dje Butrint Bajrami do t’i mbushte 28 vjeç, nëse rasti tragjik i 18 tetorit të vitit 2016, nuk do ia merrte jetën.

Butrinti ndërroi jetë në moshën 20 vjeçare në një aksident, derisa ishte ndër sportistët më të njohur llapjan.

Portier i Klubit Hendbollistik Llapi, Butrint Bajrami, shënoi suksese të jashtëzakonshme.

Ai kujtohet çdo herë si njëri nga sportistët më të mirë nga Podujeva.