Shaban Sfishta, ish-mësimdhënës i lëndës së Kimisë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Podujevë, punoi përgjatë 17 vitesh pa marrë pagë, shkruan Llapi.info.

Sfishta njihej si “mësuesi i shekullit”. Brez pas brezi, ai përcolli gjenerata e gjenerata në shkollën ku vijonte punën. Sakrifica e tij nuk kalon pa u përmendur edhe sot, në ditën e mësuesit.

17 vite e shtatë muaj, pa asnjë cent, Sfishta pagën ia dedikoj Kosovës, ndërtimit të shtetit, gjest ky që e bënte atë të dallonte nga të tjerët.

Shtatë vjet më parë, në moshën 64-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë Shaban Sfishta, ish-arsimtar i lëndës së Kimisë në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë.

Për sakrificën e tij, ai kishte marrë mirënjohje nga Ministria e Arsimit dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. /Llapi.info