Historiani nga Podujeva, Florent Hasani, në një dokumentar me fakte rrëqethëse të publikuar nga historiani Marin Mema, ka treguar sesi u shua banimi shqiptar në Kurshumli që në atë kishte qenë 90 për qind me shqiptarë. Por, tani është ndryshuar ky fakt nga investimi serb për të larguar popullimin shqiptarë në Kurshumli.
Në këtë dokumentar në të cilin referohet gjendja reale e që flet historiani nga Podujeva, Florent Hasani, dhe autori serb Mita Rakiç që ky i fundit në librin e tij “Udhëtim në Serbinë e re”, Kurshumlinë e konsideron edhe si çerdhe e shqiptarëve për shkak të numrit të madh të shqiptarëve.
Ndërkohë Hasani thekson se pas dëbimit të shqiptarëve nga këto territore ato janë mbipopulluara nga serbët dhe malazezët për të serbizuar këtë territor.
“Këto popullsi janë joshuar me favore të ndryshme si tokë ku kanë marrë shtëpi dhe pasuri falas për familjet e tyre”, thekson Hasani, ku sipas tij, këto pasuri u takonin shqiptarëve por nga shteti serb iu falën serbëve dhe malazezëve.