Aleksi Trud është një historian dhe politolog francez. Duke u thirrur në informatat e veta diplomatike, ai u shpreh se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet në muajin nëntor.

Madje Trud në një intervistë për gazetën serbe Novosti e ka “zbuluar” edhe vendin e nënshkrimit. Thotë se marrëveshja do të firmoset në Paris.

“Raundi i ardhshëm i dialogut do të jetë në fillim të shtatorit, do të jetë faza vendimtare. Sipas informatave të mia marrëveshja përfundimtare do të nënshkruhet në Paris më 11 dhe 12 nëntor. Kjo do të përkojë pikërisht me rastin e fitores së aleatëve në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore”, ka thënë Trud, transmeton lajmi.net.

I pyetur se kur kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi, historian francez përmendi pranverën e vitit të ardhshëm si një afat optimal.

“Nga këndi evropian, në pranverën e vitit të ardhshëm para zgjedhjeve të reja të PE-së. Përbërja aktuale e Komisionit Evropian synon ta përfundojë këtë temë gjatë mandatit të saj”, deklaroi ai.

Duke komentuar për “përfitmet” e Serbisë nga kjo marrëveshje, Trud thotë se shteti serb do të mund ta marrë veriun e Kosovës.

Flet edhe për mundësinë e krijimit të Republikës Serbe brenda Kosovës.

“Duke marrë parayshs situtatën aktuale, sukses do të jetë nëse merret veriu i Kosovës. Por unë jam optimist më shumë për Republikën Serbe”, tha politologu francez.

Trud tutje vlerëson se Kosova nuk mund të krahasohet me Kataloninë. Edhe pse deklaroi që katalunasit shumë shpejt do ta marrin autonominë.

Historiani francez vlerësoi lartë rolin e kancelares gjermane, Angela Merkel për zhvillimin e BE-së dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.