Autoritetet shëndetësore në Holandë të martën kanë urdhëruar asgjësimin e 48 mijë pulave, pasi është zbuluar gripi i shpezëve në një fermë në provincën veriore të Groningenit, shkruan agjencia Reuters.

Masat janë të radhës që po merren në Holandë, që është eksportues lider i shpendëve dhe vezëve, si pasojë e sëmundjes H5N8.

e kaluar autoritetet holandeze kishin urdhëruar asgjësimin e 200 mijë pulave në qytetin lindor Puiflijk.

Edhe në Kore të Jugut sot janë konfirmuar raste të gripit të shpezëve në zogj të egër, ndërsa autoritetet kanë lëshuar paralajmërim.