Pa pasur mbështetje nga shteti me mbi 1 miliard euro për sektorin e hotelerisë dhe turizmit, rrezikohen të mbyllen mijëra biznese të këtij sektori për shkak të humbjeve të mëdha si pasojë e pandemisë Covid-19.

Kështu ka thënë Hysen Sogojeva kryetar i Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHTK) gjatë takimit me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ai përmendi se si pasojë e pandemisë rrezikohen 13 mijë biznese të këtij sektori.

Sogojeva po ashtu tha se mundësia e vetme është hapja e këtyre sektorit dhe marrja e masave të shtetit ndaj atyre bizneseve të cilat nuk respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Jam kategorik që të hapet ky sektor dhe merr masa ndaj atyre që nuk respektojnë masat. Megjithatë, është e nevojshme se për t’i shpëtuar bizneset e sektorit të hotelerisë dhe turizmit nga mbyllja duhet intervenim nga shteti me mbi 1 miliardë euro, pasi dëmet janë të mëdha që janë shkaktuar tash e mbi një vit nga mbyllja”, tha ai.

Për këtë mbyllje, Sogojeva nuk ka përjashtuar mundësinë që të organizojnë edhe protesta nëse vazhdon kjo mbyllje e këtij sektori nga Qeveria.

Po ashtu Sogojeva ka kërkuar në këtë takim të themelohet Agjencia Kombëtare e Turizmit, që sipas tij, do ta ndihmonte këtë sektor për zhvillim.

Ai tha se vetëm 10 mijë euro është buxheti i ndarë për turizëm nga shteti.

Kryetari i Komisionit Ferat Shala dhe anëtari i këtij i Komisionit ngritën shqetësimin e tyre se nëse nuk vaksionohet popullata deri në verë dhe nuk hapet sektori i turizmit dhe gastronomisë do të shtyjë diasporën që mos të vijë sivjet në Kosovë.

Komisioni është takuar edhe me Oden e Afarizmit të Kosovës. Gjykata Komerciale, Ligji për investitorë strategjik dhe oferta më e favorshme për të bërit biznes në vend është më se e domosdoshme për bizneset që do të për rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale në vend. Këto ishin kërkesat gjatë takimit me Komisionin Parlamentar për Ekonomi Industri nga kryetari Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.

Kryetari i bordit të OAK, Krasniqi në këtë takim parlamentar, tha se ky bashkëpunim është i nevojshëm për ligje të favorshme dhe zbatimin e tyre për bërë biznes, kjo marrë parasysh gjendjen e rëndë si rezultat i pandemisë.

“Janë disa ligje të cilat kanë ngecur së zbatuari. Është e nevojshme të bëhet ndryshimi i Ligjit për investime, kurse ligji i kaluar për Investime Strategjike nuk pati sukses. Investitorë të huaj dhe vendor me miliarda euro synime për investime në Kosovë janë tërhequr, ndërsa me atë ligj vetëm dy-tre investitorë kanë marrë statusin investitorë strategjik”, tha Krasniqi.