Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot është parë këmbë në kryeqytet.
Në disa foto të publikuara, Hoti së bashku me një pjesë të stafit të tij shihet duke pritur në semafor në udhëkryqin pas ndërtesës së Qeverisë.
Nuk dihet nëse kjo “shëtitje” e Hotit nëpër kryeqytet ishte për ndonjë qëllim të caktuar.
Kryeministri vetëm pak minuta më parë ka njoftuar se ka kërkuar dorëheqjen shefit të AKI’së, Kreshnik Gashi.