Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me stafin e tij ka bërë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Hoti tha se me nderimet që bëjnë për Pajazitin nderojnë të gjithë luftëtarët që falë tyre gëzojmë lirinë sot,.
“Sot bashkë me anëtarët e kabinetit bëmë nderime tek shtatorja e Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij prej këtu do të vazhdojmë edhe për në Orllat në Podujevë”.
“Ne sot nderojmë kontributin e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij dhe gjithë atyre që kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë. Është bërë e zakonshme që ne çdo vit të bëjmë nderimet ndaj tyre dhe përmes tyre edhe të të gjithë luftëtarëve në gjithë Kosovën”, tha Hoti.