Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij do të angazhohet në Kuvend për ta ndaluar degradimin e shtetit dhe demokracisë në Kosovë.
“Jo me gaz lotsjellës e me dhunë, siç bënte Haradinaj sa ishte në opozitë, por me fuqinë e votës qytetare”, ka thënë ai përmes Facebook, njofton Klan Kosova.
Hoti ka shtuar se partia e tij ka parandaluar degradimin institucional dhe izolimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës nga koalicioni PAN me 22 dhjetor të vitit 2017 dhe në disa raste të tjera.
“Ne jemi gardianë të shtetit të Kosovës dhe demokracisë të re në Kosovë. Dhe nuk do të ndalemi në këtë mision. Ne do të përdorim format demokratike për të ndaluar degradimin e shtetit.
“Marrëveshjet ndërkombëtare gjithmonë janë mbështetur nga LDK-ja dhe do të mbështeten edhe në të ardhmen. Sjelljet jo parlamentare dhe gjuha fyese ndaj opozitë janë bërë normë e sjelljes në Kuvend të disa individëve dhe grupeve parlamentare. Kjo është duke e penguar funksionimin normal të Kuvendit”.