I ftuar në emisionin ‘Ekipi Botëror’ ka qenë aktori i njohur, Arianit Hoti.
I pyetur për ndalimin e konsumimit të alkoolit në Katar, Hoti ka thënë që kjo është një gjë e mirë.
“Personalisht nuk e konsumoj alkoolin dhe mendoj që është gjë e mirë ndalimi i përdorimit të alkoolit në Katar. Mbështes deklaratën e Lloris që ka thënë se duhet respektuar vendimi i Katarit.”