Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka bërë akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i quajtur komunistë.

Hoti gjatë një tubimi në Kamenicë, ka thënë se ata (LVV) nuk kanë vend në Kosovë.

“Gjatë këtij procesi është vonuar shtet-ndërtimi i Kosovës për disa vite për shkak të sjelljeve të këtyre, por tash është mjaft, tash qytetarët e Kosovës e kanë të qartë kush janë këta njerëz. Sepse pas 15 viteve aktivitet të kamufluar me protesta nëpër rrugët e Prishtinës, me përgjakje të policisë më në fund e nxorën kokën tamam ashtu siç janë, komunistë me orientim nga lindja. Më në fund e nxorën kokën me shamia të kuqe, por ata nuk kanë vend në Kosovë, qytetarët e Kosovës i kanë thënë jo regjimit të mëparshëm”, ka thënë Hoti.

Ai tha se pas 14 shkurtit do të provojnë që “këta njerëz” t’i integrojnë në shoqëri dhe t’i duan.