Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë që Qeveria duhet të involvohej në hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e jo ta kundërshtojë tash atë.
“Qeveria do të duhej të ishte e involvuar në përgatitjen e draftit të statutit të Asociacionit, e jo të kundërshtojë tash sikur ky draft të ishte përgatitur nga dikush i huaj. Lënia e këtij procesi pas dore e ka sjellur këtë situatë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka thënë se Haradinaj deklaronte me krenari se nuk e ka hapur fare dosjen e statutit të asociacionit, e sipas tij “tash ballafaqohet me probleme”.
“Statuti vetëm sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese, çdo devijim është antikushtetues dhe i papranueshëm”, ka thënë Hoti.