Gjatë ditës së sotme, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur konferencën e rregullt javore.
Shefi i Grupit Parlamentar i këtij subjekti politik, Avdullah Hoti ka thënë se kjo konferencë është thirrur për tu diskutuar dy tema.
“Janë dy tema që do t’i prezantojë e para funksionimi i institucione dhe për tryezën politike. Qeveria e Kosovës është jo legjitime, nuk e ka shumicën në parlament dhe nuk mund të marr vendime. Kryeministri po e mashtron komunitetin goran për themelimin e një komune për ta por pa u konsultuar me komunitetin boshnjak. Kuvendi është jo funksional. Nga 24 seanca 20 janë shtyrë për mungesë kuorumi. Është humb çdo kontroll o Kuvendit mbi Qeveri”, ka thënë ai, raporton “Zëri.info”.
Tutje ai ka folur edhe për dy tryezat politike të organizuara.
Tryezat e partive politike i kanë dhënë mundësi dialogut për mos me thënë një qeveri jo funksionale. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të qeverisen nga një qeveri jodemokratike. Presim që tryezën e radhës ta organizojë Vetëvendosja”, ka thënë Hoti.