Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se arritja e vaksinave anti-Covid është bërë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë.
Ai ka thënë se tani IKSHPK-ja duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.
“Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen”, ka shkruar Hoti.
Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës anti-Covid të “AstraZenecas” të cilat kanë ardhur përmes “COVAX”.