Ministria e Integrimit Evropian ka organizuar bashkëbisedim me rininë me temën “Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës?”.
Hoxha tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.
“Dua të përsëris që e ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian, por kjo nënkupton që duhet të bëjmë shumë punë që Kosovën ta bëjmë vend me perspektivë të ndritur.
Rinia jonë është duke na bërë krenarë, kemi studentë që po na bëjnë krenarë”.