Hoxha i njohur nga Podujeva, Besim Arbanashi, gjendet në mesin e haxhilerëve të tjerë nga Kosova, që sivjet shkuan për ta kryer njërin nga kushtet e besimit islam.

Ai ka publikuar fotografi nga vendi i shenjtë për myslimanët, duke e quajtur vend ku buroi drita.

“Paqit jetë të mirë në dunja e lumturinë e përhershme në botën tjetër! Amin”, është lutja e shkruar nga hoxha Arbanashi.

Shkrimi i plotë:

Nga vendi ku buroi drita…

Aty ku qetësohet e merr energji për jetë shpirti:

Allahu ua pranoftë namazin e xhumasë dhe krejt angazhimet e dalluara në ditën të cilën Ai e dalloi!

Paqit jetë të mirë në dunja e lumturinë e përhershme në botën tjetër! Amin